Largimi i Leo Messit nga Barcelona, i gjeti të gjithë të papërgatitur. Tifozët e ekipit katalanas janë ata që po e vuajnë më shumë se të gjithë përfundimin e aventurës fantastike të kapitenit me ekipin e tyre të zemrës.
Gazetari i njohur spanjoll i AS, Santi Gimenez ka lëshuar një batutë kur është pyetur në se si e komenton mungesën e rinovimit mes Barcelonës dhe kampionit argjentinas.
“Ishte e qartë se Messi nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte aventurën e tij te Barcelona. Nuk mund ta besoj dot që largohet Messi dhe qëndron Umtiti“, deklaroi Gimenez, fjalë që nuk do i pëlqejnë aspak mbrojtësit francez. /abcnews.al