Macet e egra janë kthyer në pyjet në jug të Holandës pas disa shekujsh.
Sipas The Guardian, macja e egër, e cila ka këmbë më të gjata dhe kokë më të sheshtë se macja shtëpiake, u zhduk nga territori holandez disa qindra vjet më parë, si pasojë e gjuetisë dhe shpyllëzimit.
Kthimi i maces, e cila njihet nga bishti i saj i zi, i unazuar, është një shenjë se kafshët po kthehen në pyjet në jug të rajonit holandez të Limburg, tha Hetty Mertens, një biologe që punon për grupin konservator ARK.
Numri i maceve të egra është rritur në jug të Limburg që nga viti 2013, pasi ato ikën nga vendbanimet në malet Eiffel aty pranë në Gjermani dhe Ardennes në Belgjikë, në kërkim të territoreve të reja.
ARK ka në plan të llogarisë numrin e maceve të egra vitin e ardhshëm dhe për këtë qëllim planifikon të vendosë kamera./abcnews.al