Teuta dhe Laçi po përgatiten për duelet e turit të tretë në Conference League. Trajnerët Edi Martini dhe Shpëtim Duro duhet të gjejnë zgjidhje për mungesat “big” që kanë.
Durrsakët nuk do të mund të llogarisin për sfidën me Shamrock Rovers mesfushorin Albano Aleksi, i cili sot nënshkroi edhe kontratën e re me kampionët.
Fieraku ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, pasi u ndëshkua me Inter d’Escaldes. Martini duhet të vendosë kush do të luajë në vend të Aleksit.
Te Laçi mungesa e madhe ndaj Anderlecht është ajo e Julian Shehut. Mesfushori, një nga më të mirët kundër Universitatea Craiova, është i pezulluar me kartonë të verdhë.
Me gjasa do të luajë Qato në vend të tij, pasi për momentin alternativat te kurbinasit nuk është se janë të shumta. /abcnews.al