Kaio Jorge është zyrtarisht lojtar i Juventusit. Santos ka pranuar ofertën prej 4 milion eurosh të klubit italian (1.5 në dorë, 1.5 kur të sigurohet kualifikimi në Champions League 2022/2023 dhe 1 në bazë të ndeshjeve që do të luajë sulmuesi).
Klubi brazilian ka zyrtarizuar shitjen e 19-vjeçarit në Serie A nëpërmjet një postimi në Twitter. Kaio Jorge do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me “Zonjën e Vjetër” dhe të enjten do të zbarkojë në Torino.
Leia a nota completa em https://t.co/lOglmdmG4f pic.twitter.com/rHVvwwjxr8
— Santos Futebol Clube (@SantosFC) August 2, 2021
Milani dhe Benfika ishin klubet e tjera që donin lojtarin e talentuar brazilian, por Juventusi veproi shpejt dhe plotësoi kërkesat e drejtuesve të Santos. /abcnews.al