Policia e Përmetit ka vënë në pranga 3 të rinj 17 vjeçarë të cilët akuzohen se i kanë vjedhur çantën një turisti.
Sipas informacionëve të ndaluarit janë shtetasit H. Ç., 17 vjeç, F. M., 17 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, banues në Përmet, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit zvicerian, D. M., 60 vjeç, çantën e dorës.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet ndaluan shtetasit H. Ç., 17 vjeç, F. M., 17 vjeç dhe A. P., 17 vjeç, banues në Përmet, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit zvicerian, D. M., 60 vjeç, çantën e dorës”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al