BULQIZË- Një 56-vjeçar i cili po peshkonte në lumin Drin, ka gjetur vdekjen për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike .
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa mësohet se viktima R.M po peshkonte me gjenerator, por kontakti me rrymën ka qenë fatal për të.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes../abcnews.al/