PSG e nisi me humbje sezonin e ri. Skuadra e Mauricio Pochettinos humbi 1-0 finalen e Superkupës ndaj Lille. Xeka realizoi golin e fitores për Lille, që pas titullit kampion ia del t’i rrëmbejë një tjetër trofe PSG-së.
“Luajtëm më mirë se Lille. Jam i zhgënjyer për faktin që humbëm një mundësi për të fituar trofe. Më vjen keq pasi dominuam, por urime kundërshtarëve për fitoren“, deklaroi Pochettino pas ndeshjes.
Trajneri argjentinas, i cili rinovoi pak ditë më parë deri në 2023, qëndron në stolin e PSG-së prej muajit janar. Mbrëmjen e djeshme regjistroi humbjen e tetë në 35 takime si trajner i skuadrës franceze.
?? Mauricio Pochettino a perdu 22,86% de ses matches en compétition officielle (8 défaites en 35 rencontres) depuis son arrivée sur le banc du PSG.
C’est tout simplement le ratio de défaites le plus élevé pour un entraîneur avec le club parisien sous l’ère QSI. pic.twitter.com/4vvjnrNgR5— RMC Sport (@RMCsport) August 1, 2021
22.86% të ndeshjeve i ka humbur, një statistikë e papranueshme për PSG, teksa askush nuk ka bërë më keq se Pochettino deri tani që prej kohës kur Nasser-Al Khelaifi u bë president i klubit (2011). /abcnews.al