Rron Broja befason me lëvizjen e bërë. Mesfushori, i cili spikati me Partizanin dhe kishte oferta edhe nga jashtë vendit, do të rikthehet në Kosovë.
Më parë ai ka qenë pjesë e Trepça ’89, ndërkohë që tani sipas Gazeta Olle ka gjetur akordin me Dritën, që pretendon të rikthehet te titulli kampion sezonin e ardhshëm.
Klubi nga Gjilani e ka bindur Brojën me ofertën e bërë dhe pritet që së shpejti të bëhet edhe njoftimi zyrtar.
Më parë Broja është aktivizuar edhe me Shkupin në Maqedoninë e Veriut, si dhe është pjesë e përfaqësueses së Kosovës. /abcnews.al