Kodrat e fshatit Palokastër në Bashkinë e Gjirokastrës janë përfshirë nga zjarri.
Flakët në këtë zonë duke djegur kullota, ndërsa po përhapet me shpejtësi në drejtimin verior.
Mësohet se në vendngjarje janë dy zjarrfikës, ndërsa situata vlerësohet kritike edhe për shkak të temperaturave të lartë që në këto zona kanë arritur deri në 42 gradë.
Terreni i vështirë ka detyruar efektivët e repartit zjarrfikës të ndërhyjnë me mjete rrethanore. Deri në këto momente nuk dihet dëmi i shkaktuar.
/abcnews.al/