Lille triumfon për herë të parë në historinë e saj në Superkupën e Francës. Kampionët në fuqi mundën 1-0 e PSG, duke vazhduar të dominojnë futbollin francez.
Për PSG, mungonin yje të kalibrit si Neymar, Mbappe, Paredes, Verratti, Ramos, por ndërkohë kishte në fushë Hakimin, Icardin, Herrera e Draxler të cilët nuk arritën të bënin asgjë.
Ndeshja në favor të LIlës u vendos nga një gol i shkëlqyer i shënuar nga Xeka me një gjuajtje nga distanca në fundin e pjesës së parë.
Në të dytën kampionët në fuqi mbrojtën rezultatin, duke arritur në fund të siguronin fitoren minimale që u dorëzoi trofeun e Superkupës.
Për Lille është trofeu i parë në histori i Superkupës së Francës, pas dy finaleve të humbura më parë. /abcnews.al