Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Paris SG “dorëzon” superkupën/ Kampionët francezë zhgënjejnë në finale, Lens triumfon 1-0

schedule13:13 - 17 Gusht, 2026

schedule 13:13 - 17 Gusht, 2026

Dominimi i Paris SG në Francë dhe Europë është ndërprerë më një suprizë të madhe. Seria e trofeve u mbyll në finalen e Superkupës së Francës, që skuadra e drejtuar nga Luis Enrique e humbi me rezultatin 1-0 përballë Lens.

Kampionët e Ligue 1 dhe Champions League zbritën në “Stade de France” si favoritë absolutë, aq më tepër që vetëm pak ditë më parë kishin fituar edhe Superkupën e Europës.

Por këto parashikime nisën të zbeheshin shpejt, pasi parizienët vuajtën që në minutat e para.



Lodhja pas një sezoni të gjatë dhe me thuajse të gjithë lojtarët të impenjuar me ekipet kombëtare në finalet e Botërorit, ekipi i Enrique do të ndëshkohej në minutën e 32-të.

Thauvin zhbllokoi finalen me golin e tij, duke i dhuruar epërsinë Lens.

Në pritje të barazimit nga Paris SG, golat do t’I linin vendin kartonëve të kuq.

Antonio la fushën në minutën e 39-të, por edhe me forca më të shumta, Paris SG nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e sfidës.

Madje, vetëm tre minuta nga fundi i kohës së rregullt, Nuno Mendez u ndëshkua me karton të kuq, duke vulosur zhgënjimin e kampionëve francezë.

Në fund e gjithë festa ishte për Lens, që I jep fund dominimit të Paris SG në sezonet e fundit.

Gjithsesi, ky triumd mund të zgjasë pak, pasi të besuarit e Luis Enrique mbeten sërish favorit në edicionin 2026/2027 të Ligës 1./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!