Mesfushori i PSG me COVID, Pochettino merr lajmin e keq përpara finales

schedule18:19 - 1 Gusht, 2021

schedule 18:19 - 1 Gusht, 2021

PSG është gati për duelin e Superkupës së Francës kundër Lille. Trajneri Mauricio Pochettino ka marrë një lajm të keq përpara nisjes së finales së madhe.

Mesfushori senegalez, Idrissa Gueye ka rezultuar pozitiv me Covid-19 sipas raportimeve të RMC Sport. 31-vjeçari është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e skuadrës.

PSG do të tentojë fitimin e trofeut dhe ka një shkak më shumë, pasi përballë do të ketë Lille, skuadrën që i hoqi nga duart titullin kampion sezonin e kaluar. /abcnews.al