Situata me zjarrin në Mamurras duket mjaft kritike. Flakët po vijojnë të përparojnë, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta.
Aktualisht në lagjen “Demokracia” në Mamurras, zjarri po vijon të përhapet në sipërfaqe me pisha e shkurre.
Ndërkohë mësohet se në zonën e Mamurrasit ka edhe një vatër tjetër në fshatin Shpërdhet.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e tyre. m.v/abcnews.al