Mijëra persona kanë protestuar për të tretën fundjavë radhazi në Francë kundër masave anti-Covid. 11,000 persona u mblodhën në Paris dhe 15,000 në qytete të tjera përfshirë Marsejën. Mijëra njerëz u mblodhën pa maska duke protestuar nën tingujt e himnit kombëtar në sheshin Trocadero.
Deri më tani 39 milion njerëz, 58% e popullsisë së përgjithshme, kanë marrë të paktën një dozë dhe 48% janë vaksinuar plotësisht. Protesta kundër Green Pass pati edhe në Zvicër ku në Lucern më shumë se 4,000 qytetarë protestuan kundër vaksinimeve dhe kufizimeve.
Protesta të ngjashme u zhvilluan në Gjenevë. Ashtu si në Francë, demonstruesit pohojnë se detyrimi i vaksinimit përmes vendosjes së kufizimeve është një shkelje e lirive civile. Dy protesta kundër vendosjes së kufizimeve nga qeveria për të pavaksinuarit u zhvilluan edhe në Romë.
Një nga protestat u organizua nga grupet politike dhe tjetra nga pronarët e bareve dhe restoranteve.
“Green Pass” do të jetë e detyrueshme nga data 6 gusht për të hyrë në kinema, muze, pishina të mbyllura ose stadiume si dhe për të frekuentuar kafenetë dhe restorantet. Rreth 80,000 njerëz protestuan në të gjithë Italinë fundjavën e kaluar.
Arsyet më të mëdha për hezitimin ose refuzimin e vaksinimit, të cituara nga më shumë se gjysma e të anketuarve, janë frika nga efektet anësore serioze dhe shqetësimet se vaksinat nuk janë testuar në mënyrë adekuate.
25% të tjerë thanë se nuk u besojnë mjekëve, 12% thanë se nuk kanë frikë nga virusi, dhe 8% nuk besojnë se ekziston virusi./abcnews.al