Abcnews.al ka siguruar pamje nga vatra e zjarrit që ka përfshirë fshatin Kutal në Përmet. Zjarri duket se po përhapet në përmasa të konsidrueshme në kullotat e këtij fshati ndërsa në ajër ngrihet tym.
Mësohet se terreni i thepisur e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve nga toka. Për situatën e zjarreve në vend reagoi më herët Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili bëri të ditur se aktualisht aktive janë tetë vatra.
Sipas ministrit, situata më kritike paraqitet në Karaburun, Shijak, Përmet e Fier. s.b/abcnews.al/