“S’e imagjinoj veten pa këtë fanellë, Ancelotti më besoi. Reali ka një sekret”

schedule17:23 - 31 Korrik, 2021

schedule 17:23 - 31 Korrik, 2021

Dani Carvajal rinovoi kontratën me Real Madrid ditën e djeshme. Mbrojtësi i djathtë është një prodhim i “Los Blancos”, dhe prej vitit 2013 është pjesë fikse dhe e fortë e formacionit të skuadrës së famshme.

29-vjeçari rinovoi deri në verën e vitit 2025 me ekipin e zemrës. Dani ndihet i lumtur, i realizuar dhe thekson se nuk arrin ta imagjinojë veten me një tjetër fanellë mbi supe.

Ishte momenti të hidhnim një hap para, për të qenë një shtyllë e rëndësishme e projektit të ri dhe për të fituar të tjerë trofe (16 ka fituar deri tani). Jeta ime do të jetë ‘e bardhë’ deri në fund, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi për mua.

Nuk e imagjinoj dot jetën time dhe të familjes time pa këtë fanellë, pa këtë ngjyrë. Dua të mbyll karrierën te Reali. I kam realizuar praktikisht të gjithë ëndrrat e mia, kjo është dëshira e fundit.

Fanella e Realit transmeton ambicie, çdo vit fillohet nga zero me objektivin për të fituar gjithçka. Ky është sekreti i Real Madrid“, deklaron Carvajal, i cili e mbyll fjalën e tij me një koment për rikthimin e Carlo Ancelottit në pankinë.

Trajner i madh dhe i shkëlqyer, nga të gjitha pikëpamjet. Debutova këtu me të, më bëri të ndihem një lojtar i rëndësishëm. Në fund e fitova postin e titullarit falë besimit që ai kishte ndaj meje“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!