Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Beiruti në Liban. Ky udhëtim i Ramës vjen në kuadër të operacionit të riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve që kishin mbetur në kampin famëkeq pas shpërbërjes së ISIS.
Bashkë më Ramën, drejt Beirut ka udhëtuar edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Rama premton se nesër gratë me fëmijët do të sillen në Shqipëri.
“Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim”, thotë Rama. /abcnews.al/