Andre Onana e mbyll kontratën e tij me Ajax pas një viti dhe sipas medieve holandeze Interi ka arritur ta bindë t’i bashkohet atyre në verën e ardhshme me parametra zero.
Gjithsesi, një tjetër marrëveshje është arritur nga palë të tjera. Ajax nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero dhe e ka nxjerrë në shitje këtë verë, teksa ka arritur marrëveshje me francezët e Lyon.
Nga ana tjetër Onana nuk dëshiron të kalojë te Lyon, por kërkon të qëndrojë edhe një sezon, për të zbatuar më pas marrëveshjen paraprake me Interin. /abcnews.al