Tentuan të kultivojnë kanabis, arrestohen burrë e grua në Lezhë

schedule09:14 - 31 Korrik, 2021

schedule 09:14 - 31 Korrik, 2021

Lezhë – Burrë e grua janë vënë në prangat e policisë së Lezhës, për shkak se janë kapur duke kultivuar kanabis.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën, Lezhë, në një ambient të hapur janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, P. K., 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij, D. K., 62 vjeçe, banues në Zejmen, Lezhë, të cilët janë vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e pandërprera për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihen në pranga bashkëshortët.

Gjithashtu, vihet në pranga një shtetas tjetër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Shërbimet e Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Krajën, Lezhë, në një ambient të hapur janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi P. K., 64 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja D. K., 62 vjeçe, banues në Zejmen, Lezhë, të cilët janë vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. T., 44 vjeç, pasi në banesë, në fshatin Tresh, Lezhë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Dhuna në familje”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!