Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios në kryeqytet.
ABC mëson se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një autobus. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj si dhe devijimin e trafikut të makinave./Abcnews.al



