Një 60-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, teksa ndodhej në punë pasi u godit nga automjeti i tij. Ngjarja ndodhi në Terni, ku shqiptari jetonte dhe punonte prej shumë vitesh.
Automjeti i tij ishte parkuar në një rrugë të pjerrët dhe rrëshqiti duke e përplasur shqiptarin në mur.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por shqiptari nuk mundi të mbijetonte.
Policia tashmë po punon për hetimin e plotë të kësaj ngjarjes për të ndërtuar dinamikën e plotë të saj. m.v/abcnews.al