Probleme për Marcus Rashford. Sulmuesi i Manchester United dhe kombëtares angleze, ka vendosur të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në shpinë.
Dhimbjet janë bërë të padurueshme për lojtarin, i cili në bashkëpunim me stafin teknik të “Djajve të Kuq” ka vendosur të operohet.
We know you’ll come back stronger, @MarcusRashford ❤️?#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 30, 2021
“Pas konsultimit midis Marcus, trajnerit, stafit mjekësor të klubit dhe specialistëve, Marcus do t’i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm për të zgjidhur dëmtimin e shpatullës.
Ai tani do të përqendrohet në rehabilitimin e tij në mënyrë që të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur“, lexohet në komunikatën e United.
Marcus Rashford will have surgery on his injured shoulder next week following talks with Man Utd. The player is confident he will return to action in October #mufc
— Chris Wheeler (@ChrisWheelerDM) July 30, 2021
Operacioni do të zhvillohet javën e ardhshme, teksa sulmuesi 23-vjeçar pritet të rikthehet në dispozicion të trajnerit Solskjaer në muajin tetor. /abcnews.al