Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë , 34 vjeçari në Shkodër. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u arrestua Ervis Paçrami, banues në lagjen “10 Korriku”.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur Parrucë, lagje Qemal Stafa, Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit.
Shoqërimi i shtetasit të lartëpërmendur është konform ligjit pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. /abcnews.al