Katër persona kanë humbur jetën deri tani dhe si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë Turqinë dy ditët e fundit.
Zjarret kanë përfshirë zonat e banuara dhe destinacionet turistike në Turqinë jugore, ku janë evakuuar dhjetëra fshatra.
Mediat vendase bëjne me dije se zonat më problematike janë Manavgat , Alans , në Adana , Mersin , të Halicarnassus (Bodrum) dhe Marmaris , pranë zonave turistike të Turqisë jugore.
तुर्की में हालात बहुत खराब है#PrayForTurkey#Turkeyisburningpic.twitter.com/BjN2bxv5P4
— Angrezo Ke Zamane Ke Jailor (@Angrez_Jailor) July 30, 2021
Për shkak të erës së fortë flakët e zjarrit janë përhapur dhe në zonat e banuar, duke djegur dhjetëra shtëpi, ara dhe stalla në shumë fshatra.
“Sipas informacioneve të para, 150 bagëti dhe një mijë qengja u humbën, 6,000 hektarë tokë bujqësore dhe 500 hektarë sera u dëmtuan,” ka thënë ministri turk i Bujqësisë Bekir Pakdemirli.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se 42 nga 63 zjarret në 21 provinca, kryesisht në Adana, Antalia, Muğla, Mersin dhe Osmaniye, ishin nën kontroll dhe vijojnë të jenë aktive 21 vatra zjarri.e.su./abcnews.al