Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti MBIZOTEROHET nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë Shqipërinë. Pasditja dhe mbrëmja VIJOJNE në të njëjtat kushte atmosferike, përjashtuar Veriun dhe zonat përgjatë kufirit lindor, të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.
Temperaturat e ajrit nuk pësojnë ndryshime në vlerat minimale por ulen lehtë në vlerat maksimale duke u lunatuar nga 19°C deri në 41°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
Dita nis me mot të kthjellët ne territorin e Kosovës, situatë kjo e cila mbetet gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të vendit. Vetëm zonat veriore dhe juglindore do kenë kalime vranësirash gjatë pasdites.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet do të jenë mbizotëruese në territorin e MV gjatë paradites. Parashikohet që edhe pjesa e mbetur e ditës të VIJOJE në ndikimin e motit të kthjellët por të nxehtë./abcnews.al