Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Goli i parë, Ermir Sahiti shpëton Hajdukun në frymën e fundit

schedule18:57 - 29 Korrik, 2021

schedule 18:57 - 29 Korrik, 2021

Ermir Sahiti gjen golin e parë me Hajdukun e Spilit. 22-vjeçari shqiptar (10 ndeshje dhe 2 gola me Shqipërinë U21) e nisi si titullar me skuadrën kroate takimin e kthimit të raundit të dytë të Conference League përballë kazakëve të Tobol.

Hajduku fitoi 2-0 në shtëpi duelin e parë, ndërsa sot e pa veten në disavantazh të trefishtë, falë tre golave të pësuar brenda 11 minutave në pjesën e dytë. Gjithsesi, Sahiti ia doli të shënojë në minutën e katërt shtesë të kohës së rregullt, duke dërguar takimin në shtesa.

https://streamable.com/qrrj6z

Sulmuesi i majtë tundi rrjetën e ekipit nga Kazakistani falë një goditje potente me të djathtën. Tobol-Hajduk 3-1 dhe duhet luftuar akoma për kalimin në raundin e tretë të kompeticionit evropian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!