Arritja në fazën e play off të Conference League është diçka e madhe, por Dinamo City kërkon më shumë se kaq. Ilir Daja, futbollistët e tij, klubi dhe tifozët ëndërrojnë pjesmarrjen për herë të parë në histori, në grupet e një turneu europian.
Pengesa e parë për “blutë” është Pafos, skuadra qipriote me të cilën do të masë forcat në sfidën e vajtjes, në program në orën 21:00 në “Elbasan Arena”.
Miqtë shihen si favoritë në këtë përballje të parë, ashtu si edhe në llogaritë e kualifikimit, por dinamovitët besojnë te triumfi dhe duan t’I luajnë të gjitha shanset e tyre. Dhe, trajneri Ilir Daja e di mirë nga ekseprienca e tij europiane se një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë do të rriste kuotat e Dinamo City.
Përveç një viroze që qarkullon në skuadrën dinamovite, siç ka zbuluar vetë Ilir Daja, trajneri nuk ka probleme me mungesat. Për këtë, ai pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë me formacionin e njëjtë që realizoi fitoren e madhe kundër Auda në ndeshjen e fundit.
Nga ana tjetër, Pafos është një rival I vështirë për Dinamo City, pasi në edicionin e fundit skuadra qipriote luajti në fazën e grupeve në Champions League./abcnews.al


