Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pamjet, momenti kur shqiptari përplasi për vdekje të moshuarin britanik dhe ia mbathi

schedule14:24 - 29 Korrik, 2021

schedule 14:24 - 29 Korrik, 2021

Mediat e huaja kanë publikuar videon e momentit kur 23-vjeçari shqiptar Ermir Loka, aksidenton një 72-vjeçar në Londër.

Në pamje shihet se i riu pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të moshuarin në mes të rrugës.

Si pasojë e përplasjes i moshuari kishte marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën 8 ditë më vonë në spital.

“Daily Mail” shkruan se 23-vjeçari qëndronte ilegalisht në Angli dhe dyshohet se nga frika se mos kapej nga policia për shkak se nuk kishte dokumentacionin e duhur është larguar nga vendngjarja duke mos i dhënë ndihmë 72-vjeçarit.

Ermir Loka

Sakaq bëhet me dije se Ermir Loka është arrestuar dhe është dënuar me 2 vite burg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!