Dani Carvajal ishte një nga çështjet e nxehta për Real Madrid, për shkak se kontrata e tij përfundonte në verën e vitit të ardhshëm, duke vënë në rrezik një përsëritje të rastit të Varane.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe lojtari ka vendosur të qëndrojë në Madrid. Lajmin e konfirmon zyrtarisht vetë klubi madrilen në një njoftim në rrjetet sociale.
Mbrojtësi ka firmosur kontratë të re, e cila skadon në verën e vitit 2025. Një konfirmim shumë i rëndësishëm për madrilenët, që vjen pas largimit të Ramos e Varane. /abcnews.al
?? @DaniCarvajal92#Carvajal2025 pic.twitter.com/oIrniFvUSF
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) July 29, 2021