Në prag të festive të fundvitit, në qytete të ndryshme europiane kanë nisur përgatitjet. Por në Holandë ka pasur jo pak protesta, për shkak ndihmësit të babagjyshit të Vitit të Ri, dhe mënyrës se si fëmijët e imitojnë atë.
Polemika në Holandë mes simpatizantëve dhe kritikëve të figurës kontreverse të ndihmësit të babagjyshit të Vitit të Ri, në versionin e tij lokal. Në një debat të ndezur dhe gjithnjë më të polarizuar për personazhin e njohur si Pete i Zi, qytetarët u mblodhën në fshatin historik të Zaanstad, në veri të Amsterdam, për të shprehur mendimin e tyre.
Një paradë televizive kombëtare për t’i dhënë mirëseardhjen babagjyshit të Vitit të Ri, nisi në mënyrë paqësore, por në paradat në të gjithë vendin ka pasur protesta dhe përplasje fizike mes palëve.
Me mijëra fëmijë, shumë prej të cilëve të veshur me kostumin e Petes të Zi, ndodheshin në rrugë për të përshëndetur Babagjyshin, shumë ishin ulur në supet e prindërve të tyre në pritje për të marrë karamelet që shpërndahen nga ndihmësi i babagjyshit. Njerëzit e bardhë shpesh lyejnë fytyrën me bojë të zezë kur vishen për të imituar personazhin, por kritikën këmbëngulin se këto imitime promovojnë stereotipe raciste./abcnews.al