Manchester City ka në plan të lëvizë për kontratat e lojtarë, duke përmirësuar fitimet e tyre dhe shpërblyer ata që kanë arritur të rrisin nivelin dhe të ndihmojnë skuadrën të arrijë te suksesi.
“The Athletic” raporton se sheikët po përgatisin një kontratë të re tre-vjeçare për portierin Ederson, i cili vitin e shkuar e konfirmoi vetën mes më të mirëve në glob.
Talenti Phil Foden, që gjithashtu e ka rritur ndjeshëm nivelin e tij po bisedon për rinovimin e kontratës dhe zgjatjen afatgjatë të saj. Një tjetër lojtar pranë zgjatjes së marrëveshjes është e John Stones.
Ruben Dias e firmosi në verën e shkuar kontratën me Manchester Cityn, por klubi, duke parë paraqitjet e tij është gati, t’i ofrojë marrëveshje të re me pagë të dyfishuar. /abcnews.al