Emri i Julian Brand është lidhur me Milanin në ditët e fundit. Lojtari i Dortmund është një nga alternativat e kuqezinjve për zëvendësuesin e Hakan Calhanoglu, i cili u transferua tek Interi si lojtar i lirë.
25-vjeçari gjerman ka thyer heshtjen, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga “Signal Iduna Park” dhe dëshiron të respektojë kontratën me Dortmund (2024). Për shërbimet e tij u interesua edhe Lazio.
“Sigurisht që është diçka e bukur kur klube të tjera interesohen për ty. Nga ana ime, megjithatë, kurrë nuk ka pasur asnjë shenjë që unë po mendoj të transferohem.
Nuk besoj se këtë vit do të luaj diku tjetër dhe jo te Dortmund“, deklaroi lojtari ofensiv, i cili luan si mesfushor ofensiv dhe si sulmuesi i majtë. /abcnews.al