Megjithëse dihet që qëndrimi i tepërt në internet ka pasoja negative për fëmijë, është thuajse e pamundur t’i bësh të heqin dorë nga telefoni. Një zgjidhje e mirë është koha produktive që ata mund të kalojnë kur qëndrojnë në internet. Një nismë interesante ka ndërmarrë sociologia Marsida Simo, e cila ka krijuar revistën “Klubi i fëmijëve”.
Publikohet çdo muaj dhe vjen në versionin online dhe print. Sociologia në një lidhje me Skype për “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa tregoi se kjo ide erdhi pasi gjatë pandemisë u rrit ekspozimi i fëmijëve përpara ekranit. Ajo tregoi se nisi me disa këshilla dhe rekomandime në lidhje me edukimin e fëmijës, për të përfshirë më pas dhe rubrika të tjera që përmbajnë mesazhe edukuese apo poezi të krijuara nga vetë fëmijët.
“Erdhi si fillim online dhe si një ide pasi disa trajnimesh me prindërit pas pandemisë. Vura re që i ekspozonin shumë online. Thashë nuk mund të ndërtojmë një platformë të madhe, le të bëjmë një dritare të vogël, një revistë që dhe prindërit të ndihen më nostalgjik bashkë me formatin prindit si një ide dhe kërkesë nga prindërit.“, tha Marsida./abcnews.al