Teuta ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Andorras dhe sot luan ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Conference League ndaj Inter d’Escaldes.
Durrsakët kanë detyrën e vështirë të përmbysjes së humbjes me shifrat 0-2 të pësuar në Durrës. Ndeshja nis në orën 17:45 dhe luhet në “DEVK-Arena”.
Aventura e durrsakëve në Europë ka qenë shumë zhgënjyese, duke pësuar tre humbje radhazi, me trajnerin Martini që shpreson që dita e sotme të jetë pika e madhe e kthesës.
Kujtojmë se Martini do duhet të bëjë në këtë ndeshje dhe në pasardhëset pa senatoret Florent Avdyli dhe Rustem Hoxha, të cilët u larguan nga klubi ditët pas ndeshjes së parë me Inter. /abcnews.al