VIDEO/ E kishte më të lehtë ta dërgonte në portë, sulmuesi latin humb rastin e vitit

schedule09:38 - 27 Korrik, 2021

schedule 09:38 - 27 Korrik, 2021

Nicolas Reniero quhet lojtari që ka humbur ndoshta rastin më flagrant të vitit. Në fakt do i duhet të konkurrojë me atë të Zirkze para pak ditësh në një miqësore të Ajax me Bayern.

Qendërsulmuesi i Argentinos Junior u aktivizua në minutën e 61 në ndeshjen me ish-ekipin e Messit, Newell’s Old Boys dhe në minutat shtesë kishte rastin të linte shenjën e tij në ndeshje.

Një gabim në mbrojtje e çoi sferën në këmbët e tij dhe në rreth 4 metra nga porta, sulmuesi e dërgoi sferën mbi traversë, çka ishte shumë më e vështirë ta se ta dërgonte në portë.

Fatmirësisht ky rast nuk e dëmtoi skuadrën e tij dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Argentinos me shifrat 1-0, falë golit të Lucas Villalba në minutën e 87. /abcnews.al

https://streamable.com/n1d9kt