Carlo Ancelotti dëshiron të marrë me vetë një nga lojtarët e Everton. I preferuari i teknikut të Real Madrid është Richarlison. Brazilianin e vlerëson dhe e njeh mirë, pasi punoi me të tek klubi anglez.
24-vjeçari, i cili aktivizohet në gjithë repartet e sulmit, ka shënuar 33 gola në Premier League në tre sezonet e fundit me Everton. Richarlison po shkëlqen në Olimpiadë me kombëtaren e Brazilit.

Në triumfin 4-2 ndaj Gjermanisë realizoi tre gola. Problemi i vetëm lidhet me çmimin. Everton kërkon 90 milion euro për të lënë të lirë sulmuesin latin, shumë e papërballueshme nga Real Madrid. /abcnews.al

