E sotmja është e dita e legjionarëve. Përveç Çokajt, Qoses, Shpendit, Muçit e Manajt, golin e ka gjetur edhe mesfushori i kombëtares, Qazim Laçi, që vazhdon të shkëlqejë me Ajaccio në Francë.
25-vjeçari ishte heroi i skuadrës së tij në ndeshjen e javës së parë të Ligue 2 ndaj Toulouse. Mesfushori mundi të shënojë dy gola në barazimin 2-2 mes skuadrave në një betejë plot pengesa për Ajaccio.
Ai fillimisht barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 35-të me një gol mjaft të bukur dhe më pas me një tjetër rrjetë po aq spektakolare shënoi sërish në minutën e 59-të, duke vulosur shifrat 2-2, në një ndeshje kur skuadra e tij luajti me 10 lojtarë nga minuta e 39. /abcnews.al
https://streamable.com/tloe6a