Shifra të larta, mbi 2400 të infektuar me COVID-19 në Greqi dhe 8 viktima

schedule17:44 - 24 Korrik, 2021

schedule 17:44 - 24 Korrik, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2472 raste me COVID-19 dhe 8 viktima. Pjesa kryesore e rasteve me COVID-19 janë zbuluar në Atikë, 985 dhe 245 në Selanik. Në total nga shpërthimi i pandemisë numri i viktimave nga sëmundja ka arritur në 12890.

E ndërsa situata është alarmante nga infektimet, e ndikuar nga varianti “Delta”, aktualisht në spitale gjendja paraqitet e qetë, pasi janë vetëm 133 pacientë të shtruar.

Ekspertët grekë kanë paralajmëruar që gushti do të jetë muaji që do të shënojë rritje të frikshme nga infektimet që mund të thyejë edhe rekordin, që u regjistrua në 30 mars të këtij viti, 4340 raste brenda një dite./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!