Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë analizuar raportin për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe po mbajnë një konferencë për media.
Ndërkohë, jashtë objektit ku po zhvillohet konferenca, situata është tensionuar. Protestuesit shihen duke tentuar të hyjnë brenda, ndërsa po përballen me pjesëtarët e Policisë.
Protesta po zhvillohet në shenjë kërkese për përgjegjësi institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.
Protestuesit kërkojnë ndjekje penale, shkarkime dhe dorëheqje të personave që, sipas tyre, duhet të mbajnë përgjegjësi për rastin.


