Olimpiada e Tokios: Distria Krasniqi e pathyeshme, i dhuron Kosovës medalje ari

schedule12:09 - 24 Korrik, 2021

schedule 12:09 - 24 Korrik, 2021

Kosova fiton medalje ari në Lojërat Olimpike të Tokios. Distria Krasniqi ia ka dalë të triumfojë edhe në finalen e madhe të xhudos, duke siguruar medaljen e artë në kategorinë 48 kg.

25-vjeçarja triumfoi ndaj japonezes Funa Tonaki në finale. Në debutim mposhti brazilianen Gabriela Chibana, ndërsa më pas ia doli të thyejë kinezen Chen Hao Lin.

Xhudistja nga Peja kaloi edhe gjysmëfinalen, duke fituar ndaj mongolezes Urantsetseg Munkhbat, një duel i fortë dhe tepër i luftuar.

Një sukses i madh për Krasniqin, teksa kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në historinë e Lojërave Olimpike.

Të parën e fitoi Majlinda Kelmendi pesë vite më parë në Olimpiadën e Rios në Brazil. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!