Egnatia sërish “pazar” te Shkupi, firmos me qendërmesfushorin

schedule12:13 - 23 Korrik, 2021

schedule 12:13 - 23 Korrik, 2021

Besart Krivanjeva ishte i pari, Besar Iseni është i radhës që nga Shkupi kalon në Kategorinë Superiore, pasi ka nënshkruar me Egnatian e drejtuar nga Gugash Magani.

Iseni, i cili në të shkuarën ka qenë edhe pjesë e Vardarit dhe përfaqësueses U-21 të Maqedonisë së Veriut, luan si mesfushor qendre dhe vjet te Shkupi ishte titullar i rëndësishëm.

Me mbylljen e kampionatit ai nuk nënshkroi një kontratë të re dhe tani do të nisë një eksperiencë të re. Iseni ka mbërritur në Rrogozhinë dhe Egnatia e ka zyrtarizuar pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm. /abcnews.al