Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor mëngjes pune në Vjenë

schedule11:52 - 19 Nëntor, 2018

schedule 11:52 - 19 Nëntor, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në një mëngjes pune në Vjenë bashkë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Takimi në fjalë është organizuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, për të diskutuar rreth perspektivës evropiane të rajonit.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ajo e Serbisë, Ana Brnabiç, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç dhe Denis Zvizdiç si përfaqësues i Bosnje Hercegovinës.

Ndryshe nga kolegët e tij, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka anuluar shkuarjen në takim për shkak të problemeve të brendshme politike. I pranishëm në Vjenë ka qenë edhe komisioneri evropian për Politika të Jashtme të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn dhe Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Maria Gabriel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!