Shënohen 18 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule15:13 - 22 Korrik, 2021

schedule 15:13 - 22 Korrik, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 2,577 teste prej të cilëve 18 persona kanë rezultuar pozitivë për Covid.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa numri i aktiv i rasteve me koronavirus është 114.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë numri i rasteve në Kosovë ka arritur në 107, 954 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 2, 265 persona./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!