Rama në Salari, Kumbaro: Vendasit po mbyllin baxhot dhe stanet, po i kthejnë në bujtina për turistët

schedule14:24 - 22 Korrik, 2021

schedule 14:24 - 22 Korrik, 2021

Gjatë vizitës së tij në zonën e Tepelenës, kryeministri Edi Rama u ndal këtë pasdite në Salari duke parë nga afër segmentin e përfunduar të rrugës Salari-Nivicë. Rama thotë se bashkë me segmentet Bënçë-Lekdush, Gusmar-Kuç sdhe Lotin 3 të të rrugës së Lumit të Vlorës që përfundojnë pranverën e ardhshme, lidhet Tepelena dhe Përmeti me bregun e Jonit.

Në inspektim, Rama u shoqërua nga kryebashkiaku Tërmet Peçi të cilit i kërkoi të bëhet më shumë për promovimin e turizmit dhe ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

“Tani duhet promovuar turizmi këtu. Kush vjen e sheh mahnitet dhe vjen prapë por duhet promovuar që njerëzit të vijnë të shijojnë një gjë të jashtëzakonshme”, tha Rama, ndërkohë që Peçi nënvizoi se janë të paktën 500-600 turistë çdo fundjavë që zgjedhin këtë destinacion.

Kumbaro u shpreh se së fundmi shumë banorë vendas që kanë pasur baxho apo stane kanë nisur t’i kthejnë ato në bujtina për të pritur turistët. “Ata që kanë baxho apo stane kanë nisur t’i kthejnë në bujtina dhe në forma të thjeshta”, u shpreh Kumbaro.

Rama u has edhe me një çift turistë nga Çekia.

Pjesë nga biseda

Rama: Nga jeni

Turistët: Nga republika çeke

Kumbaro: Ju prezantoj me kryeministrin e Shqipërisë

Turistët: O faleminderit

m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!