Presidenti Ilir Meta ndodhet për vizitë në fshatin Mexhitli të Manastirit, i cili është një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni. Presidenti Meta është pritur nga autoritetet vendore dhe nga dhjetra banorë, të cilët kanë falenderuar Presidentin shqiptar për vëmendjen e kujdesin që tregon ndaj shqiptarëve në Maqedoni.
Nga ana e tij Presidenti i Shqipërisë ka shprehur mbështetjen e tij ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.
“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qendrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falenderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizreni e Manastiri janë qytetet më të rëndësishme për ne shqiptarët”.
Vizita e Metës në Mexhitli, është vizita e parë e një Presidenti shqiptar. /abcnews.al