Një skandal i madh ka ndodhur në Angli me protagonist një nga sulmuesit më të njohur të Premier League, Gylfi Sigurdsson. Liverpool Echo bën me dije se lojtari i Everton është arrestuar nga policia të premten e kaluar, për t’u lënë më pas të hetohet në gjendje të lirë.
Akuza që rëndon mbi 31-vjeçarin është e rënde. Dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me fëmijë, duke u akuzuar për pedofili nga policia. Vetë Everton e ka konfirmuar indirekt lajmin, duke treguar se është pezulluar një prej lojtarëve për shkak hetimi nga policia.
“Klubi i Everton konfirmon se ka pezulluar një nga lojtarët e ekipit të parë, në pritje të një hetimi nga policia. Klubi do vazhdojë të mbështesë autoritetet në hetime dhe nuk do të lëshojnë asnjë deklaratë të mëtejshme mbi këtë çështje”, shkruhet në deklaratë. /abcnews.al