Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kategoria superiore kthehet në fushë/ Pushimet përfundojnë, nis sezonin 2026/2027 i kampionatit shqiptar

schedule12:52 - 21 Gusht, 2026

schedule 12:52 - 21 Gusht, 2026

Pushimet kanë përfunduar. Kategoria Superiore kthehet në fushën e lojës për edicionin e ri me shumë pikëpyetje sa i përket skuadrave favorite për titullin kampion.

Aventura që vazhdon e Egnatias dhe Dinamo City në Kupat e Europës mund të jetë një pikënisje për parashikimet, pasi të dyja skuadrat janë forcuar shumë dhe janë përpara me përgatitjet.

Në këtë mënyrë, skuadra e Nevil Dede, si kampione në fuqi dhe ajo e drejtuar nga Ilir Daja mund të kenë kuotat më të larta në garën për titullin në edicionin 2026/2027 të kampionatit elitar të futbollit në vend.



Në pritje për të bërë debutimin në sezonin e ri, skuadrat e tjera të Superiores duket se janë në ndjekje.

Pas kampionatit të fundit të shkëlqyer, Elbasani mbetet një skuadër e fortë, pasi eliminimi i shpejtë në Kupat e Europës detyroi drejtuesit verdheblu të ndërhynin për t;u forcuar në merkato.

Gjithsesi, trajneri Gvozdenoviç ka bazën e lojtarëve të rëndësishëm nga sezoni i kaluar.

Më pas qëndrojnë skuadrat e tjera si Vllaznia, Partizani apo Tirana, ku ashtu si në çdo sesion të tregut të transferimeve kanë bërë një transfusion thuajse të përgjithshëm. Në lidhje me këtë, klubi bardheblu nuk ka rivalë.

Në të njëjtin nivel edhe Teuta, që gjithashtu është forcuar shumë në tregun e transferimeve dhe kthehet në sezonin e ri me shumë pretendime.

Për t’u parë mbeten edhe dy skuadrat e tjera të kthyera në elitë si Skënderbeu dhe Laçi, që në të shkuarën kanë luajtur një rol edhe në fatin e garave në Kategorinë Superiore.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!