Shoqërimi me dhunë i sipërmarrëses në Vlorë, Meta: E pajustifikueshme, të adresohet çështja

schedule18:37 - 19 Korrik, 2021

schedule 18:37 - 19 Korrik, 2021

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar lidhur me incidentin e shëmtuar të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku efektivët e policisë shoqëronin një grua sipërmarrëse e cila protestonte për shtyrjen e orës policore si një masë kundër covid-19.

Meta ka bërë thirrje autoriteteve të adresojnë çështjen në fjalë në përputhje me kuadrin ligjore, ndërsa shton se protesta është një e drejtë që garantohet nga Kushtetuta.

LEXO EDHE: Ndodh në Vlorë, polici i vendos kokën nën bark pronares së lokalit gjatë shoqërimit

Presidenti ndër të tjera thekson se dhuna e policisë është e papranueshme.

Postimi i plotë i Metës:

Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.

Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta.

Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.

Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!  e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!