Mediat italiane: Lumenj droge nga Shqipëria, arrestohen 26 persona

schedule09:47 - 13 Nëntor, 2017

schedule 09:47 - 13 Nëntor, 2017

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale italo -shqiptare, duke arrestuar 21 persona, në një operacion ndërkombëtar antidrogë në zonën e Napolit dhe Kazertas. Për  26 persona ishin lëshuar urdhër arreste nga prokuroria e Napolit. Operacioni i koduar “SMOKE SNAKE” ka filluar në Qershor të vitit 2016.

Në një njoftim zyrtar policia shqiptare, bën të ditur se 18 nga të arrestuarit janë italianë, ndërsa 3 të tjerë shqiptarë.

Shqiptari me iniciale L.C. vjeç 36 u arrestua gjatë operacionit të së hënës, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni.

E.N. 26 vjeç ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg. Edhe nje 39 vjecari me iniciale E.Sh, qe ka qenë gjithashtu  i arrestuar, u njoftua ne burg per udher arrestin e ri.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi rreth 1 kg Heroinë, në Napoli. Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë. Po ashtu jane sekuestruar edhe 500 mijë euro pasuri, ku perfshihen 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18 mije euro në Cash.

Sipas policise, Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

Policia ben te ditur se që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim informacionesh në kohë reale mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë./abcnews.al

https://youtu.be/M3hNi3PkeCo