Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,6 ka goditur të premten Panamanë jugore, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), i cili e uli fuqinë e njoftuar prej 8 ballësh.
Tërmeti ka ndodhur 10 kilometra në perëndim-jugperëndim të Pitaloza Arribas, bëri të ditur USGS-ja.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.
Sistemi i Paralajmërimit për Cunamet i SHBA-së ka lëshuar paralajmërime për rrezik të mundshëm për Ekuadorin, Kolumbinë, Nikaraguan, Panamanë, Guatemalën, Meksikën, Perunë, El Salvadorin dhe Kosta Rikën.
Deri më tani nuk ka pasur raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale./abcnews.al


